19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bejta: Qeveria aktuale nuk u shërben qytetarëve, më thoni një sukses të Grubit, sepse unë nuk di

Nuk jemi të kënaqur me punën e ministrave tanë, qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm për qytetarët dhe për këtë kemi kërkuar që organet e partisë të funksionojnë që të ketë përgjegjësi, tha në një intervistë për TV Klan, Nevzat Bejta, i cili është ish-nënkryetar i BDI-së dhe pjesë e “grupit të zjarrit” që kërkon shkarkimin e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, tranmseton Portalb.mk.

“Qeveria aktuale nuk u shërben qytetarëve. Më thoni një sukses të Grubit si zëvendëskryeministër, se nuk di të përmend”, tha Bejta.

Ai akuzoi Grubin se nuk e ka ndihmuar në zgjedhjet lokale, por është vetë-promovuar.

“Artan Grubi ka qenë i zëshëm në fushatën time, por ka promovuar veten, jo mua, unë kam qenë kandidat i BDI-së, jo Artan Grubi. Ju lutem, nuk mund t’ia kaloni meritën e Ali Ahmetit dhe BDI-së Artan Grubit”, tha Bejta.

I pyetur nëse i frikësohet Aleancës për Shqiptarët për pozicioinet në BDI në Gostivar pasi kryetari i asaj partie u bë Arben Taravari, Bejta u përgjigj se nuk ka arsye për t’u frikësuar, duke vlerësuar se Aleanca për Shqiptarët është dobësuar, veçanërisht pas disfatës në zgjedhjet në Tetovë ku, siç theksoi ai, përjetoi debakli politik.

“Arben Taravari duhej të jepte dorëheqje siç bëri Ziadin Sela. Anketat tregojnë se jemi shumë përpara Aleancës për Shqiptarët. Ata janë të dobët në shumicën e rajoneve, madje edhe në Gostivar janë gjysma e asaj që kanë qenë”, tha Bejta.

Në pyetjen se çfarë mendon për hyrjen e mundshme të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, ai u përgjigj:

“Le të na fitjonë në zgjedhje, pastaj le të hyjnë. Por nëse hyjnë tani, ajo parti do të shkrihet me BDI. Në fakt duhet të forcohen si opozitë. Në demokraci duhet të ketë edhe opozitë edhe qeveri”.

Ndryshe, më 24 shtator në një letër të shpalosur publikisht nga disa anëtarë të BDI-së, janë numëruar disa ankesa e këshilla për drejtimin e partisë në vitet e fundit. Ata theksojnë që gjithë pushteti politik është përqendruar tek individi, duke anashkaluar strukturat partiake.

Të fundit