06/05/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fajon: Unë mbështes që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e BE-së deri në vitin 2030

Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon, ka uruar sot nga Shkupi Qeverinë dhe qytetarët maqedonas për, siç tha, suksesin historik me hapjen e negociatave për anëtarësim në Union.

“Unë jam i vetëdijshëm se kjo ishte një rrugë e dhimbshme dhe e vështirë, prandaj i mbetet Maqedonisë së Veriut të bëjë gjithçka për njerëzit, për të filluar këtë proces të vështirë të reformave. Unë mbështes që vendi të bëhet anëtar me të drejta të plota deri në vitin 2030, një synim që është realist, nëse të gjithë qytetarët janë në këtë rrugë. Ne do t’ju mbështesim, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm se negociatat për anëtarësim kanë filluar, tha Fajon sot në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani.

Fajon tha se do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që vendi të vazhdojë në këtë rrugë pa pengesa dhe në të njëjtën kohë të mos rrezikohet gjuha maqedonase.

– Kjo është dëshmi e nënshkrimit të fundit të marrëveshjes me FRONTEX, ku gjuha maqedonase shumë qartë do të jetë gjuhë prioritare. Po të bëj një krahasim, kemi pasur edhe përvoja të dhimbshme, është dashur të bëjmë role të vështira kompromisi, por ia kemi arritur qëllimit. Do të duhet shumë përpjekje, sigurisht që në Raport është shprehur qartë se cilat janë pikat problematike ku duhet të përqendrohemi më shumë, theksoi ajo.

Fajon shtoi se më shumë se 40 për qind e legjislacionit të vendit është në përputhje me legjislacionin evropian, gjë që tregon se Maqedonia e Veriut do të jetë e suksesshme në atë rrugë.

Të fundit