30/04/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bekteshi: Shkurtimi i pagave në administratën publike aspak nuk është hapur si temë

Shkurtimi i pagave në administratën publike aspak nuk është hapur si temë e bisedës, nuk është shqyrtuar si mundësi, deklaroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ai i hodhi poshtë si të pasakta informacionet se mes tij dhe ministres së Financave ka mospajtime veçanërisht për shkurtimin e pagave në administratën publike.

“Unë dhe ministrja e Financave mund të kemi qëndrime të ndryshme edhe në tema të tjera, por ne jemi pjesë e një Qeverie dhe vendimet e fundit i marrin kolektivisht si Qeveri dhe i respektojmë. Jo se kemi pasur qëndrime të kundërta me ministren në këtë temë. Sa i përket përgatitjes të ribalancit edhe të setit të tretë të masave ekonomike, kemi bashkëpunim të shkëlqyer me ministren e Financave. Bashkëpunojmë në bazë ditore që të krijojmë masa sa më të mira të cilat do të jenë mbështetje e ekonomisë dhe qytetarëve”, theksoi BVekteshi. ar/

Të fundit