27/05/2024
13.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bojmacaliev: Mbi 100 mijë qytetarë presin dokumentet e tyre personale, afati ligjor është shkelur

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev, i pyetur për vonesën e dhënies së dokumenteve personale, ka shpjeguar se me ardhjen e qeverisë teknike, ministri ka bërë disa reforma, të njohura vetëm për të për disa arsye personale, të cilat nuk sollën asnjë rezultat.

Bojmacaliev tha se para ardhjes së qeverisë së përkohshme, të gjithë qytetarët kishin marrë dokumentet e tyre personale brenda 15 ditëve. Megjithatë, situata ka ndryshuar pas reformave të ndërmarra, duke çuar në vonesa të mëdha në dhënien e dokumenteve.

“Por fatmirësisht qeveria teknike do të përfundojë së shpejti, ndaj do të kthejmë në rrugën e duhur shërbimet administrative, qytetarët do të fotografohen dhe do të shërbehen në 15 ditë për të marrë dokumentet e tyre. E kam thënë që nga dita e parë, por nuk u kuptua se nuk bëhet fjalë vetëm për t’i fotografuar qytetarët, për t’u marrë paratë, por për të mos u dhënë pasaportat. Qytetarët kanë pritur diku për dy muaj e gjysmë për dokumente të caktuara për të cilat kanë paguar dhe janë fotografuar”, ka theksuar zëvendësministri shtesë Bojmacaliev

Të fundit