05/03/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bullgaria dërgon një ambasador nga komisioni historik në Shkup

Bullgaria propozoi Zheljazko Radukovin për ambasador në Shkup nga pozita e sekretarit organizativ të komisionit të përzier për çështje historike dhe arsimore, raportojnë mediat bullgare.

Ai njihet se po punon në mënyrë aktive për “mbrojtjen e të drejtave dhe trashëgimisë kulturore-historike të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut”. Mandati i ambasadorit aktual në Shkup, Angel Angelov, përfundon në qershor 2024.

Diplomati i karrierës është propozim i zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme bullgare Maria Gabriel.

Përveç diplomatit, Radukov shërben edhe si sekretar organizativ i pjesës bullgare të komisionit të përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Nga viti 2021, Zheljasko Radukov është përgjegjës për Ministrinë e Punëve të Jashtme për Republikën e Maqedonisë në kontekst bilateral dhe evropian, përkatësisht ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në “propozimin francez”.

Në shpjegimin e propozimit shkruhet se ai kishte rolin kyç në “krijimin dhe zbatimin e Kompromisit Europian të vitit 2022, si dhe në negociatat dypalëshe për Protokollin e Takimit të Dytë të Komisionit Ndërqeveritar sipas nenit 12 të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, nënshkruar në qershor 2022.

Të fundit