11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çdo javë regjistrohen rreth dyzet raste të reja me grip në Ohër

Gripi po merr vrull edhe në Ohër, më të prekurit janë personat nga mosha 15 deri në 40 vjeç, çdo javë regjistrohen rreth dyzet raste të reja me këtë sëmundje, por nga qendra e shëndetit publik thonë se numri është shumë më i lartë, duke qenë se disa nga të sëmurët po trajtohen në shtëpi dhe nuk kërkojnë ndihmë mjekësore.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje. Epidemiologët rekomandojnë vaksinimin e të gjithë popullatës, veçanërisht personave nga grupet e rrezikut – personat mbi 65 vjeç, fëmijët, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, si dhe punonjësit e shëndetësisë.

Pacientët ankohen për temperaturë të lartë, kollë që zgjat shumë, dhimbje muskujsh, dobësi, ulje të oreksit, dehidrim dhe vështirësi në frymëmarrje. Kulmi i sezonit të gripit pritet në fund të shkurtit, ndaj mjekët thonë se duhet konsumuar ushqim të shëndetshëm.më shumë lëngje dhe aktivitet fizik në ajër të pastër.

Të fundit