11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sela publikon foto: Kjo është shtëpia e madhe, anëtarët e devotshëm që nuk shiten dhe nuk e shesin shtëpinë e tyre

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka publikuar një fotografi pas konferencës së sotme për shtyp, ku bëri të ditur se do ta mbledh Kuvendin dhe do të kërkojë përgjegjësi nga kryetari i partisë, Arben Taravari, pasi ky i fundit njoftoi se ka votat e 80 nga gjithsej 133 kuvendarë, për koalicion me opozitën shqiptare. Sela në mbishkrim të fotografisë thotë se aty janë përfaqësuesit e ASH-së.

“Pastër dhe Fuqishëm Kjo është shtëpia e madhe, Aleanca për Shqiptarët Kryesia, Kuvendi, sekretarët, nënkryetarët, deputetët, kryetarët e degëve dhe anëtarët e devotshëm që nuk shiten dhe nuk e shesin shtëpinë e tyre!”, ka shkruar Sela.

Të fundit