Të tjera lajme

CHL: ATLETIKO MADRIDI DHE PSZH KUALIFIKOHEN NË GJYSMËFINALE!

Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain pas ndeshjeve kthyese që u zhvilluan  mbrëmë siguruan kualifikim në gjysmëfinale të UEFA  Ligës së Kampionëve. Sonte mësohen edhe dy ekipet  tjera  gjysmëfinaliste. 

 Dy ndeshje, dy kartona të kuq!

Barcelona pretendon se referët kanë përcaktuar fatin e gjysmëfinalistit në dy ndeshjet kundër Atletiko Madridit.

“Katalanasit” assesi të pajtohen se edhe pas 11 viteve nuk do të jenë në garë për të fituar Ligën e Kampionëve.

 Barcelona është eliminuar në mënyrën më të hidhur nga Liga e Kampioneve. Çerekfinalja e kthimit u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të katalanasve ndaj Atletikos, por që nuk mjaftoi për shkak të humbjes 0 me 2 në Barcelonë.

 Në pjesën e dytë, VAR u bë protagonist absolut. Fillimisht anuloi një gol të Torres për Barçën dhe më pas solli kartonin e kuq për Garsian te katalanasit dhe këtu ishte fundi i pretendimeve  të  Barcelonës  për  kualifikim në gjysmëfinale. 

 Në ndeshjen tjetër, mes Liverpulit dhe Paris Saint-Germain edhe në  ndeshjen  kthyese kampioni i Francës  shënoi fitore  0-2  dhe me  rezultatin e përgjithshëm  4-0  siguroi kualifikim në gjysmëfinale . Autor i dy golave ishte Ousmane Dembele i  cili u shpall edhe lojtarë i kësaj ndeshje.

 Në gjysmëfinale, Atletico Madrid do të përballet me fituesin e ndeshjes Arsenal  dhe Sporting CP, ndërsa Paris Saint-Germain do të luajë kundër fituesit të përballjes Bayern Munich – Real Madrid.

Të fundit