20/06/2024
29.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çulev ia dorëzoi postin ministror Nuhiut – do të kthehet në Agjencinë e kundërzbulimit

Me rastin e largimit nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike të formuar për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Naqe Çulev i falënderoi të gjithë kolegët dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe bëri thirrje sa është e mundur më shpejtë të formohet shumicë qeveritare për kthimin e institucioneve në kapacitetin e plotë të tyre.

– Advertisement –

“Sot është dita e fundit e mandatit tim si ministër në Qeverinë teknike të zgjedhur për të zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjatë muajve të fundit, të gjithë ne, në Ministrinë e Brendshme, por edhe në vend, kemi kaluar një periudhë të turbullt dhe mjaft specifike në të cilën jemi përballur me sfida domethënëse dhe serioze. Ministria e Punëve të Brendshme periudhën e fundit kishte detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme: të mbronte shëndetin e qytetarëve, të garantojë sigurinë e shtetit dhe rendit publik dhe paqen dhe të organizojë zgjedhje paqësore, të sigurta dhe demokratike. Me këtë rast, do të doja të falënderoja, para së gjithash, ju – qytetarët, të cilët me sjelljen tuaj të përgjegjshme i dhanë mbështetje serioze Ministrisë së Punëve të Brendshme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të përditshme dhe ballafaqimin e sfidave që përmenda më herët”, ka shkruar Çulev në Facebook.

Ai gjithashtu falënderoi të gjithë punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme për, siç tha ai, nivelin jashtëzakonisht të lartë të përmbushjes në periudhën e kaluar, dhe mbi të gjitha të punësuarit në kabinetin e tij që me një nivel jashtëzakonisht të lartë të përgjegjësisë, ndershmërisë dhe përkushtimit, me sakrifikim i përmbushën detyrat dhe përgjegjësive të punës.

– Advertisement –

Në publikimin në Facebook Çulev ka shkruar se nesër kthehet në vendin paraprak të punës. Agjencinë e kundërzbulimit, ku do të vazhdojë, siç thotë, të kontribuojë në fushën e sigurisë.

– Advertisement –

Çulev sot zyrtarisht ia dorëzoi detyrën e ministrit të Brendshëm Agim Nuhiut, i cili ishte zëvendës i tij në MPB.

“Unë sinqerisht i uroj pasardhësit dhe kolegut tim Agim Nuhiu kryerjen e suksesshme të detyrave të punës në periudhën në vijim”, ka shkruar Culev në llogarinë e tij në Facebook.

Të fundit