18/05/2024
17 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dhjetë raste të reja me Kovid-19, gjithsej 1.647, pesë të shëruar dhe një i vdekur

Sot janë konfirmuar 10 raste të reja me Kovid-19 dhe atë në Shkup – 6, Kumanovë – 2, Prilep – 1 dhe Veles – 1. Janë regjistruar pesë pacientë të shëruar, dhe atë në Shkup dhe Negotinë. Në Klinikën për sëmundje infektive ka vdekur një pacient 60-vjeçar nga Dellçeva, i cili ka pasur edhe sëmundje malinje. Gjithsej të diagnostikuar nga fillimi i epidemisë e deri tani në shtet janë 1.674 persona, janë shëruar 1.205, kanë vdekur 92, ndërsa aktivë janë 377 raste, tha në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai potencoi se po rritet numri i punëtorëve të shëruar shëndetësorë dhe nga gjithsej të diagnostikuar 242, janë shëruar 217, që është rreth 90 për qind dhe me këtë praktikisht kthehet në normalitet funksionimi i të gjitha institucioneve shëndetësore, prej ku ishin punëtorët shëndetësorë. Ai theksoi se po rritet numri i komunave ku më nuk ka raste aktive.

“Në Klinikën infektive janë pranuar tre pacientë të rinjë, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 41 pacientë. Në spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘8 Shtatori’ janë pranuar 13 pacientë, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 25 pacientë. Në sektoret infektive në Manastir, Shtip, Prilep, Veles, Kumanovë, Tetovë dhe Ohër janë hospitalizuar 64 pacientë”, tha Filipçe.

Ai theksoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 189 testime dhe lidhur me numrin e testimeve të kryera, ai i hodhi poshtë spekulimet se ka shkak ose në mënyrë tendencioze po zvogëlohet numri i tyre.

“Kjo nuk është kështu. Fakt është se në mënyrë të konsiderueshme po zvogëlohet numri i testeve të bëra për shkak se nuk ka numër të mjaftueshëm të pacientëve, të cilët kanë simptome dhe kanë indikacion të vërtetë për testim, e kjo është ajo që donim ta arrijmë”, shtoi Filipçe. bsh/

Të fundit