12/07/2024
24.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dikur 500 studentë, sot rreth 100! Ikja e të rinjve nga Maqedonia ul numrin e studentëve në fakultetet e disperzuara

Para 15 vitesh, kur u hap fakulteti i drejtësisë i disperzuar në Kërçovë kishte 500 student të regjistruar në vit, e sot numri i studentëve ka rënë në rreth 100. Situata është e njëjtë thuajse në të gjitha qytet ku ka fakultete ose degë të disperzuara fakultetesh. Profesor doktor Svetllana Vejlanoska thotë se së fundi ka filluar të rritet interesimi për të ndjekur studimet Master dhe doktor të shkencash. Këtë vit diplomojnë 65 studentë dhe 35 magjistra të drejtësisë.

“Tre ose katër vitet e fundit numri i studentëve në ciklin e parë ka rënë në 100 student në gjeneratë d.m.th. zvogëlimi i numri është i dukshëm por këta janë trendet edhe në shkollat e mesme zvogëlohet numri edhe në instancat e larta arsimore”, tha Prof.Dr.Svetllana Veljanoska, fakulteti i Drejtësisë.

Prorektori doktori Goran Iliq i fakultetit “Shën Klimenti i Ohrit” thotë se ikja e të rinjve dhe studentëve lidhet me situatën socio-ekonomike në vend. Shton se punojnë fuqishëm që t’i bëjnë studentët të rrinë në vendlindje dhe të investojnë me dijen e tyre si intelektualë, sidomos në qytet nga të cilat vijnë, por për këtë duhet ndihma e të gjitha palëve në vend.

“Kjo më shumë ka të bëjë me situatën socio-ekonomike në shtetin tonë të rinjtë kërkojnë standarde më të larta, kërkojnë jetë më cilësore dhe ajo që duhet bërë patjetër që ata t’i mbajmë këtu është investimi në stabilitetin dhe standardin socio-ekonomike në Republikën e Maqedonisë, ne si fakultet jemi vetëm një palë e vogël në atë mozaik të palëve, nëse të gjithë punojnë si ne që punojmë, nëse investojnë si ne që investojmë, unë kam besim se në të ardhmen Maqedoninë do ta bëjmë një vend më të mirë për të jetuar pas çka të rinjtë do të duan që të ikin përkundrazi do të duan të rrinë”, pohoi Prof.Dr. Goran Iliq, prorektor i fakultetit “Shën Klimenti i Ohrit”.

Duhet kujtuar që numri i nxënësve në shkollat e mesme bie dukshëm nga viti në vit, nga dy gjimnazet e Kërçovës, “Drita” dhe “Mirko Mileski” këtë diplomojnë vetëm 200 maturantë, përfshirë këtu edhe nxënësit e Komunës së Pllasnicës.lajmpress.org

Të fundit