22/06/2024
21.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dogana e Maqedonisë sekuestroi një minibus me bunkerë për fshehje të mallit

Doganierët maqedonas në vendkalimin kufitar “Tabanovc” kanë konfiskuar një minibus me targa shqiptare regjistrimi, i cili, siç njoftojnë nga Dogana, në sistemin e ventilimit të automjetit ka pasur bunkerë të veçantë që shërbejnë për fshehjen e mallit. Për t’i fshehur ato, bunkerët ishin të mbuluar me tapiceri, transmeton Portalb.mk.

“Rasti është zbuluar nga inspektorët doganor të ekipit mobil të Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve pas kontrollit të mjetit me të cilin është kryer transporti i jashtëzakonshëm i pasagjerëve në linjën Tiranë – Bruksel”, njofton Drejtoria e Doganës.

Pas kallëzimit në gjykatën kompetent, e njëjta ka marrë vendim për konfiskimin e automjetit, ndërsa shoferit të mjetit i është shqiptuar gjobë për shkak të shkeljes së nenit 263 paragrafi 7 dhe nenit 269 paragrafi 2 të Ligjit për Dogana.

Në njoftimin e Drejtorisë doganore thuhet se brenda një jave ky është rasti i dytë i konfiskimit të automjeteve të përshtatur për të fshehur mallin.

Të fundit