10/09/2024
16.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dogana konfiskoi veshje të brendeve botërore me vlerë afër 20 milionë denarë

Nga Drejtoria e Doganës kanë bërë të ditur se afër dy mijë copë brende të rrobave, këpucëve dhe çantave për femra me firmën e Louis Vuitton, Dior, Montclair, Gucci, Versace, Burberry, Michael Kors dhe markave të tjera të famshme të modës janë sekuestruar nga ekipi mobil i Departamentit të kontrollit dhe hetimeve, pas kontrollit të një automjeti mallrash të regjistruar për transit në vendkalimin kufitar Deve Bair.

Nga Drejtoria e Doganave, bëjnë të ditur se dërgesa ka qenë nga Turqia dhe është dashur të transportohet për në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas vlerësimit, nëse këto produkte shiten si origjinale, vlera e tyre totale në treg do të ishte 19,9 milionë denarë (322.990 euro).

“Kontrolli u krye pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe dyshimit në deklaratën e drejtuesit të mjetit, gjatë të cilit në kamion u zbuluan 1.907 veshje, këpucë dhe çanta, të gjitha me firma të markave të famshme të modës. Ndaj transportuesit është parashtruar ankesë për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, ndërsa produktet janë konfiskuar”, thonë nga atje.

Të fundit