Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), bëjnë të ditur se dje në Vinicë, zyrtarë policorë nga SPB Vinicë, kanë arrestuar 19 vjeçarin F.A. nga Vinica.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 3000 copë mjete të ndryshme piroteknike.
“Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në konsultim me prokurorin publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim nga neni 396 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.