19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Donacion rumun i maskave mbrojtëse nga rezervat mjekësore të BE-së

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, në bashkëpunim me MPB-në, Drejtorinë e doganave dhe NP për rrugë shtetërore, e organizoi dhe realizoi pranimin e 10.000 maskave mbrojtëse nga rezervat mjekësore të Bashkimit Evropian (rescEU Stockpiling medical resources).

Ndihma u dorëzua nga përfaqësues të Inspektoratit të përgjithshëm për gjendje të jashtëzakonshme pranë MPB të Rumanisë, si përgjigje ndaj kërkesës sonë drejt Mekanizmit evropian për mbrojtje civile, për përballje me KOVID-19.

Gjatë pranim-dorëzimit të ndihmës mori pjesë Adnn Xhaferovski, drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Viorel Stanila, ambasador i Rumanisë në vendin tonë.

Të fundit