17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ekstradimi i Dritan Goxhajt, gjykata vendos sot për ish luftëtarin e UÇK-së të kërkuar nga Haga

Ka nisur këtë të martë seanca gjyqësore në Gjykatën Penale për ish luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj. Herën e kaluar, seanca u shty për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan zëvendësimin e gjyqtares Alma Kolgjoka me argumentin se është në konflikt interesi për të shqyrtuar kërkesën për ekstradim.

Gazetari Ermal Vija thekson se gjykata ka vendosur që të mos e zëvendësojë gjyqtaren Kolgjoka, e cila do të jetë ajo që do të dëgjojë sot kërkesën për ekstradim të ish luftëtarit drejt Kosovës. Gazetari raportoi gjithashtu se pjesë e seancës së sotme është bërë edhe një prokuror ndërkombëtar.

Ky i fundit mbron kërkesën për ekstradim për t’u përballur me akuzat, për të cilat është lëshuar edhe një urdhër arresti. Ndërkohë, avokatët mbrojtës kanë kërkuar lirimin e menjëherëshëm duke thënë se nuk mund të ekstradohet drejt Kosovës dhe më pas drejt Hagës pasi janë disa procedura ligjore që janë shkelur.

Por pritet të shihet nëse do të pranohet kërkesa për ekstradim ose jo. Kujtojmë se ish luftëtari i UÇK-së, Goxhaj u arrestua me 31 korrik në Tiranë dhe dyshohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Goxhaj është djali i ish-zëvendës shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999

Të fundit