17/06/2024
23.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Enti për revizion dyshon në vërtetësinë e raporteve financiare të RTVM-së

Enti shtetëror për revizion në raportin e tij përfundimtar nga revizioni i kryer sipas raporteve financiare dhe revizionit për vitin 2020 në ndërmarrjen publike për veprimtari radiodifuzive “Radiotelevizioni i Maqedonisë Shkup”, ka shfaqur mosbesim në vërtetësinë e këtyre raporteve dhe ka dhënë disa rekomandime, transmeton Portalb.mk.

Në raport, EShR theksohen disa situata kyçe: nuk janë miratuar aktet strategjike, planifikuese, programore dhe nënligjore; dispozita të pasakta në aktin e sistematizimit për një pjesë të kërkesave dhe përshkrimit të detyrave të punës dhe akteve të paharmonizuara për llogaritjen e pagave me dispozitat ligjore në fuqi; nuk është krijuar njësi për revizion të brendshëm; regjistrimi jo i plotë i amjetev dhe detyrimeve; mos-vendosja e monitorimit të masave të marra për mbledhjen e kërkesave më të vjetra se pesë vjet dhe parregullsi në planifikim, ndarjen e kontratave të prokurimit publik dhe zbatimin e tyre.

Në mendimin i lëshuar qëndron se është “mendim me rezerva për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për pajtueshmërinë me legjislacionin, udhëzimet dhe politikat e vendosura”.

Rekomandimet kryesore të EShR-së janë: miratimi i akteve strategjike, planifikuese, programore dhe nënligjore; – saktësimin e kërkesave dhe përshtatjen e përshkrimit të detyrave në aktin për sistematizimin me kompetencat dhe veprimtaritë që kryhen, si dhe harmonizimin e akteve për llogaritjen e pagave me rregulloret ligjore; vendosja e auditimit të brendshëm; zbatimi i regjistrimit të plotë të mjeteve dhe detyrimeve dhe përshtatja e kontabilitetit me gjendjen aktuale; përditësimin e evidencave për ndjekjen e kërkesave dhe marrjen në kohë të veprimeve ligjore për kërkesat e papaguara nga klientët dhe përmirësimin e planifikimit, mënyrën e zhvillimit të procedurave të prokurimit publik, si dhe nevojën për parashikime të sakta në kontrata për mënyrën e realizimit të prokurimit dhe pagesës.

Të fundit