22/07/2024
18.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fondi për shëndetësi në Maqedoni: Testet për coronavirus shtetit i kushtojnë deri 5500 denarë

Fondi shëndetësor në Maqedoni ka dhënë detaje në lidhje me harxhimet që bëhen për të testuar një pacient për mundësinë e infektimit me coronavirus.

Nga Fondi thonë se për qytetarët që kanë sigurim shëndetësor, testi është pa pagesë, ndërsa harxhimet paguhen nga ana e tyre. Ata thonë se çmimet referuese për një test lëvizin nga 1100 deri 5500 denarë, ndërsa në të përfshihen të gjitha harxhimet për personelin mjekësor, harxhimet për mirëmbajtjen e aparateve dhe hapësirave.

“Ekzistojnë disa shërbime të ndryshme laboratorike me një çmim reference prej 3,000 deri në 5,500 denarë. Në shumën e referencës përfshihen të gjitha kostot për ofrimin e këtyre shërbimeve shëndetësore, të tilla si puna e stafit mjekësor, kostot mjekësore dhe materiale të tjera (përfshirë pajisjet e zbulimit të përgatitura paraprakisht), pajisjet dhe kostot e mirëmbajtjes së ambienteve. Sipas disa teknikave përdorin përveç përdorimit të mostrave, janë të nevojshme edhe parapërgatitje për testin. Të gjitha këto kanë harxhimet e veta”, thonë nga Fondi.

Se për çfarë lloji dhe çfarë metode bëhet testi, nga Fondi thonë se varet nga vendimi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Institutit për Shëndet Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/

Të fundit