22/07/2024
18.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

FOTO/ Championsi i prish planet mesfushorit të Interit, kishte planifikuar të martohej ditën e finales

Rrugëtimi i Interit gjatë këtij sezoni ka qenë çdo gjë veçse i parashikueshëm. Me nisjen e dobët të kampionatit dhe rrezikut për të qëndruar jashtë katër vendeve të para të Serisë A që e dërgonin në Championsin e vitit të ardhshëm, as tifozi më i zjarrtë nuk e kishte menduar që Interi do të mbërrinte në finalen e Champions League në Stamboll.

galiardini

Ashtu si kanë treguar të gjithë protagonistët, as lojtarët e Interit nuk e kishin menduar një gjë të tillë, arsye që pas 4 qershorit (kur përfundoi Seria A) shumica kishin planifikuar pushimet. Njëri prej tyre ama kishte planifikuar edhe dasmën. Roberto Galjardini dhe e fejuara e tij, Nikol Çoka, kishin nisur përgatitjet për dasmën e tyre të caktuar pikërisht në 10 qershor dhe me finalen e Champions-it në të njëjtën datë, dasma e mesfushorit është shtyrë.

Me datën e re ende për t’u zbuluar, italiani është fokusuar tashmë në ndeshjen e tij të fundit me Interin, duke qenë se kontrata i skadon në 30 qershor dhe nuk do të rinovohet.

galia DeyA8FqXkAEOYfK cfb_1812353 t4c0g5

P

Të fundit