23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gati për edicionin e XIV-të të konkursit ndërkombëtar “Tirana Talent”

Konkursi “Tirana Talent” mbledh në Tiranë pianistët e rijnë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët performojnë përpara një jurie profesioniste.

Ana Kaçinari e cila drejton këtë projekt ka thënë se pritshmëritë për këtë vit janë për përfaqësime sa më dinjitoze nga nxënës dhe studentë artistë për të ofruar performanca të arrira e cilësore.

“Vit pas viti është punuar me shumë kujdes për konsolidimin e një aktiviteti gjithëpërfshirës e thellësisht profesional dhe rezultatet kanë treguar sukses me rritjen e pjesëmarrjes deri në qindra konkurrentë” ka thënë Kaçinari.

Aktualisht “Tirana Talent” është në periudhën fillestare të ndarjes së kategorive dhe përgatitjeve për skenën e madhe e cila do të mirëpres qindra pianist të rijnë virtuoz./ KultPlus.com

Të fundit