25/07/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Gjaku i papastër” në Kuvendin maqedonas? VMRO-DPMNE dhe LSDM paralajmërojnë debat për investigimin që zbuloi skandalin në klinikën “Zhan Mitrev”

A do të ngrejë debat edhe në Kuvend reportazhi hulumtues “Gjaku i papastër” që ka të bëjë me punën e klinikës private Zhan Mitrev? Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski dhe ai i LSDM-së, Martin Kostovski në edicionin e sotëm veror të “Click Plus” dolën me qëndrim të përbashkët se për këtë rast duhet të debatojë Kuvendi.

“Ne, nga dje, tashmë menduam, pritëm të shohim se çfarë do të jenë qëndrimet zyrtare të MSh-së si organ kompetent në këtë sferë të punës. Menduam dhe i shqyrtuam opsionet për të dorëzuar iniciativë deri te Kuvendi për të organizuar debat mbikëqyrës, që paraqet një nivel mbi debatin publik për shkak se mendojmë se edhe ministri duhet të jetë i pranishëm, se edhe pronari i klinikës duhet të vijë si dhe të gjithë aktorët e tjerë relevantë, pse jo edhe Prokuroria, dhe të japë përgjigje se pse, nëse tek ata kanë ardhur parashtresa nga ana e qytetarëve se atje kanë ndodhur aktivitete të paligjshme dhe jo etike, pse nuk kanë reaguar.”- deklaroi Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Edhe nga LSDM-ja paralajmërojnë se do të insistojnë që të organizohet debat, por shtojnë se nuk duhet lejuar që ky rast të politizohet.

“Do të kyçemi në një debat të këtillë, sigurisht se shteti i së drejtës duhet të funksionojë, sistemi i nënshtrimit, koordinimi i shoqërisë duhet të fillojë të funksionojë. Aq sa kishim mundësi të shohim në vetë mediat, tashmë është formuar një lëndë nga ana e Prokurorisë Publike dhe u bëj thirrje edhe si deputetë që ta bëjnë punën e vet në mënyrë sa më dinjitoze dhe profesionale. Por, në asnjë rast kjo çështje nuk duhet politizuar pasi bëhet fjalë për një temë shumë të ndjeshme, për jetë të humbur njerëzore, prandaj sistemi duhet të funksionojë, Prokuroria Publike, kurse ne si deputetë do të jemi vlerë të shtuar në të gjithë këtë tematikë.”- pohoi Martin Kostovski, LSDM.

Pas reportazhit të parë dokumentar “Gjaku i papastër” i cili shkaktoi një sërë reagimesh në opinion, IRL-ja publikoi video të re e cila ndjek rrëfimin e një gruaje për trajtimin e bashkëshortit të saj në Klinikën “Zhan Mitrev”./tv21

Të fundit