16/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Gjilan, të përfshira tri vetura dhe një kamion

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident mes dy veturave dhe një kamioni që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan, në fshatin Slivovë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci. Ai ka thënë se të gjithë të lënduarit janë dërguar në QKUK ku po vazhdojnë të marrin ndihmën mjekësore.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion. Për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka deklaruar Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./IndeksOnline/

Të fundit