24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjykatësi që e shpëtoi Sasho Mijallkovin gjobitet me 20% të pagës

Këshilli Gjyqësor sot ka shqyrtuar procedurën disiplinore kundër gjykatësit në Apel, Enver Bexheti i cili me ruajtjen e lëndëve gjyqësore në sirtar ndihmoi që ish drejtorit të policisë sekrete Sasho Mijallkov t’i rigjykohet rasti dhe t’i shpëton burgut.

Në vendimin e Këshillit potencohet se ndaj një gjykatësi në Gjykatën e Apelit është shqiptuar masë disiplinore, përkatësisht zvogëlim i rrogës për 20% në gjashtë muajt e ardhshëm. Megjithëse identiteti i tij nuk bëhet i ditur deri në vendimin e plotfuqishëm, Alsat mëson se masa në fjalë është shqiptuar ndaj gjykatësit Enver Bexheti.

Vendimi i sotshëm i Këshillit Gjyqësor apo thënë ndryshe mos shkarkimi nga pozita e gjykatësit i mundëson Bexhetit vazhdimin e ëndrrës për të t’u sistemuar në Gjykatën Supreme. Për veprimet e tij dhe kolegëve gjykatës në Apel kishte reaguar edhe Ambasadorja amerikane në vend, Angela Price Aggeler.

Ajo përmes një letre i ishte adresuar të gjitha institucioneve relevante në vend duke i shprehur zhgënjimin për investimet e SHBA-ve në sundim të ligjit dhe mungesën e rezultateve konkrete në këtë drejtim.

Ndaj vendimit të Këshillit Gjyqësor, Bexheti ka të drejtën e ankesës pranë Gjykatës Supreme.

Të fundit