05/03/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gostivar, përfundoi mbledhja e opozitës së bashkuar shqiptare/Mexhiti: Jemi bërë bashkë për fitoren e madhe me 8 maj

Pas përfundimit të takimit me Aleancës për Shqiptarët dhe LEN-it në Gostivar, kryetarët e opozitës shqiptare kanë dhënë edhe deklaratat e tyre rreth takimit. Izet Mexhiti tha se është hera e parë që pesë subjekte politike bashkohen rreth një platforme ku opozita e ka marrë mesazhin e qytetarëve dhe më 8 maj do të vijë fitorja e madhe, përcjell TV21.

“Është hera e parë që pesë subjekte politike bashkohen rreth një platformë, rreth një qëllimi, dhe opozita e ka marrë mesazhin e qytetarëve. Prej 2011 qytetari voton opozitën, por i ka munguar një unifikim i tillë. Pra kemi përmirësuar vetveten dhe e kemi tejkaluar atë, ngjyrat partiake, dhe jemi bërë bashkë për një platformë që do të jetë zgjidhje de do të kthejë shpresën te qytetarët.”- tha Mexhiti.

Të fundit