03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Greqia insiston që të respektohet afati deri më 12 shkurt!

Marrëveshja e Prespës është marrëveshje ndërkombëtare, ka fuqi mbi të gjitha dispozitat ligjore dhe nuk mund të ndryshohet nga njëra palë, ka deklaruar Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis gjatë një interviste në televizionin grek “Antena”, por edhe në parlamentin grek.

Sipas shefit të diplomacisë greke, dispozitat nga Marrëveshja e Prespës janë të qarta dhe Athina zyrtare do të insistojë që të respektohet afati deri më 12 shkurt për ndërrimin e dokumenteve.

“Data kyçe për Maqedoninë është 12 shkurti, që të mund të adaptohen dokumentet publike, në veçanti dokumentet e udhëtimit, si dhe tabelat e automjeteve. Greqia do të insistojë që të respektohen obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Sa u përket Memorandumeve të mirëkuptmit, kuptoni se ratifikimi I tyre në parlamentin grek varet nga respektimi I dispozitave të Marërveshjes së Prespës. Ne, me besnikëri do ta respektojmë këtë marrëveshje”, tha Jorgos Gerapetritis.

Kjo çështje u aktualizua pasi u bë e qartë se në vendin tonë, nuk ka mundësi që me kohë të bëhët ndërrimi i dokumenteve me emrin e vjetër të shtetit.

Konform Marrëveshjes së Prespës, afati prej 5 viteve skadon në shkurt, por një numër I madh I qytetarëve ende nuk mund t`I marrin dokumentet e reja të udhëtimit.

Zgjidhje për problemin kërkon edhe udhëheqësia aktuale e MPB-së. Lidhur me letërnjoftimet u paralajmëruar se ata do të vlejnë edhe pas 12 shkurtit por kërkohet zgjidhja për pasaportat.

Ministri I Brendshëm Teknik, Pançe Toshkovski, gjatë së martës pati një takim me ambasadoren e Greqisë në Shkup, Sofija Filipidu, ku ia ka prezantuar problemin me mungesën e formularëve për pasaportat dhe ka propozura masa për zgjidhje.

Megjithatë, në takim ambasadorja greke është shprehur e prerë se marrëveshja ka hyrë në fuqi më 12 shkurt 2019 dhe duhet të përfundojë më 12 shkurt 2024./tvklan.mk

Të fundit