02/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Faturat e larta të energjisë gjatë dhjetorit, ministri i thotë konsumatorëve të drejtohen te komisioni rregullator

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për media, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se një numër i madh i qytetarëve ankohen për fatura shumë më të larta të energjisë elektrike për muajin dhjetor, tha se amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël kanë të drejtë ankese në Komisionin Rregullator të Energjisë.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Nuk besoj se ka rritje çmimesh më shumë se sa është përcaktuar nga Komisioni Rregullator Energjetik, por qytetarët kanë gjithmonë të drejtë të ankohen në komision dhe i ftoj nëse mendojnë se ka ndonjë gabim apo keqpërdorim, ta denoncojnë dhe do të zgjidhet menjëherë”.

Bekteshi shtoi më tej se ligjërisht çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël nuk mund të ndryshohet deri më 1 korrik dhe se nuk pret të rritet as pas kësaj date, sipas informacioneve që ka për kostot e kompanive kryesore të energjisë. /SHENJA/

Të fundit