21/07/2024
21 C
Tetovo

Të tjera lajme

Grubi: Me ndryshimet ligjore korridori 8 dhe 10D do të ndërtohet më shpejtë dhe më lirë!

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në brifingun e sotëm për Korridorin 8 dhe 10D tha se me ndryshimet ligjore të propozuara në Kuvend do të shkurtohet koha e ndërtimit të autostradave dhe do të ulet kostoja e ndërtimit, përcjell TV21. Grubi tha se sipas studimit të fizibilitetit 55 për qind e tokës ku kalon projekti është pronë private, kurse 45 për qind është tokë private.

“Për projektin, e kemi rutën ku do të kalojë, në trasenë që është propozuar, është bërë studim fizibiliteti nga kompania që e ka zgjedhur Fakulteti i Ndërtimit dhe ky studim fizibiliteti tregon se sa tokë është private dhe sa shtetërore. 55% është private, 45% është shtetërore. Zgjidhjet ligjore janë për shpronësim, do të përshpejtohet procedura dhe do të ulet çmimi. Rreth marrëveshjes që nuk publikohet, Marrëveshja është e klasifikuar dhe nuk publikohet askund. As “Bechtel&Enka” nuk e publikon Marrëveshjen”, tha mes tjerash Grubi.

Të fundit