22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gruevski akuzon Mickoskin se po bashkëpunon me Zaevin

Pas një sërë akuzash përmes Facebook-ut, ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, e tash azilkërkues në Hungari, Nikolla Gruevski mbrëmë me një mesazh të ri për Mickoskin përmes rrjeteve sociale. Ai e akuzoi atë për bashkëpunim të fshehtë me ish-liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

“Dhe heshtja për Zaev. Për bashkëpunimin e tyre të fshehtë dhe planet e përbashkëta. Cilat janë bazat, synimet, dimensioni moral, qëndrimet dhe ideologjia kombëtare e aleancës së re me Zaevin.
Epo, a nuk ishte kundërshtari ynë i përbashkët politik, ai ishte “xhelati” kryesor i të gjithë përndjekurve politikë nga VMRO-DPMNE, ishte një qeveri që ndryshoi emrin, kushtetutën, kombësinë, identitetin, historinë…me marrëveshjen me Greqia, na arrestuan deputetët për t’i shantazhuar për votim”, akuzon Gruevski.

Ai thekson se VMRO-DPMNE deri para një apo dy vitesh pretendonte se Zaev ishte politikani më i korruptuar, tradhtari.

“E shoh që tani kanë frikë t’ia përmendin emrin. A duhet të jemi aleatë politikë me të tani? Është shantazh? Çfarë ka ndodhur?”, ka shkruar Gruevski

Të fundit