27/07/2024
27.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në nderim të policit Afrim Bunjaku, logo e Policisë së Kosovës shfaqet në sheshin “Times Square” në New York

Në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku të vrarë të dielën në mëngjes në veri, në sheshin “Times Square” në New York, në ekranin gjigand është shfaqur logo e policisë bashkë me atë të UÇK-së dhe FSK-së.

“Faleminderit heronjve tanë, Policisë së Kosovës. Rroftë Kosova Republikë”, ishte mbishkrimi që ishte vendosur tek fotografia ku shihej logo e Policisë së Kosovës, raporton Arbresh.info.

Në tjetër fotografi shihej edhe logo e UÇK-së ku shkruhej “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri – Afrim Bunjaku”.

Kjo video është publikuar në një faqe zyrtare të patundshmërive në Facebook, “Tafingo”.

Ndryshe, nga sulmi terrorist i bandave kriminale serbe mëngjesin e së dielës në veri, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa polici Alban Rashiti u plagos dhe dy të tjerë morën lëndime trupore.

Polici i plagosur Alban Rashiti është operuar me sukses në Klinikën e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku i është hequr predha nga krahasori i majtë.

Ndërkohë, tre nga sulmuesit serbë mbetën të vrarë nga Policia e Kosovës, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan. /Arbresh.info/

Të fundit