01/10/2022
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Helikopteri rrëzohet në det teksa po luftonte me zjarret në Greqi

Një helikopter është rrëzuar në detin Egje pasditen e sotme teksa po mundohej të shuante zjarrin në një pyll në ishullin Samos.

Një person raportohet se u shpëtua dhe tre të tjerë janë në kërkim, raporton televizioni publik grek Ert.

“Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar pas rrëzimit të helikopterit që mori pjesë në luftën kundër zjarrit në pyll në Samos”, tha një përfaqësues i zjarrfikësve, raporton reuters.

“Një person është shpëtuar dhe po kërkohen tre të tjerë”, tha një përfaqësues i rojës bregdetare.

Një zjarr në pyll shpërtheu në Samos rreth orës 14:00 ndërsa tre helikopterë dhe pesë aeroplanë u dërguan në operacionin e shuarjes së zjarrit së bashku me rreth pesëdhjetë zjarrfikës.

Erëra të forta po fryjnë në atë krahinë gjersa temperaturat arritën deri në 30 gradë Celsius gjatë ditës së sotme në shtetin grek.

Të fundit