25/06/2024
23.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Heronjtë e Qytetit” Zjarrfikësit e Shkupit ndjehen të nënvlerësuar , paga e tyre nën pagën mesatare

“Heronjtë e Qytetit” shkruhet në murin e oborrit të Brigadës së Zjarrfikësve në Shkup, por kjo mbetet vetëm si shënim, pasi zjarrëfikësit nuk ndjehen aspak të vlerësuar si të tillë. Edhe përskaj ekspozimit të tyre të përditshëm ndaj rreziqeve, mundi i tyre paguhet më pak se paga mesatare.

“Në fillim kur kemi hyrë në punë, punonjësi i marketit ka marrë rrogë më shumë se ne, por kjo nuk na ka ndal që të konkurrojmë për këtë punë, se kjo është punë humane, ne e duam këtë punë, të shohim financiarisht askush nuk duhet të vijë në punë, sepse siç themi është rrezik jeta jonë, e ti do të rrezikosh për 27 mijë denarë, aty pari e marrim rrogën, nuk ja vlen”, deklaroi Shefki Demiri, Brigada e Zjarrfikëseve.

Demiri thotë se rrobat e zjarrfikësve janë kancerogjene dhe duhet të ndërrohen çdo 5 vjet, ndërkohë që ai punon me rroba 15 vjet të vjetra, që i kishte marrë nga një zjarrëfikës i dalë në pension.

“Pajisjet mbrojtëse, teshat e zjarrëfikësit kanë afat 5 vjet, secilin 5 vjet duhet të ndërrohen sepse ato janë edhe kancerogjene, prandaj kanë edhe afatin e vet. Unë qe 4 vjet e gjysmë jam zjarrëfikës dhe unë i kam marr prej një kolegut që ka dal në pension teshat e tij, dhe ai sigurisht para 10 viteve i ka pas ato tesha, domethënë unë jam me teshat e vjetra 15 vjet. Shpresojm që ai problem do të zgjidhet sa më shpejtë, sepse ajo është për shëndetin tonë”, tha Shefki Demiri, Brigada e Zjarrëfikësve.

Për shkak të numrit të ulët të punëtorëve, punojnë me kapacitete maksimale, ndërsa thonë se të gjitha pajisjet për punë janë të vjetëruara.

“Ndërrimi ynë zgjat 12 orë, 24 orë pushim, pastaj 12 orë natën dhe më pas 48 orë pushim…Në brigadën tonë kemi 200 zjarrëfikës, kurse mungojnë edhe 200 të tjerë. Sipas ligjit në çdo 1500 banorë, duhet të kemi 1 zjarrfikës… Automjetet i kemi shumë të vjetra, mesatarisht janë 40 vjet të vjetra…”, tha Sadat Kadriu, Zjarrfikës.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut janë sektori i IT-së, bankierët dhe farmaceutët. /Alsat.mk

Të fundit