17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Interesim i dobët i studentëve për fizikën, kiminë e matematikën, interesim i madh për shkencat kompjuterike

Derisa vijon regjistrimi elektronik i studentëve, interesim i ulët për drejtimet deficitare. Në fakultetin matematiko natyror në ditët e para të regjistrimit elektronik janë paraqitur rreth 50 kandidatë në të gjitha drejtimet. Sipas dekanit të këtij fakulteti, pritet që ky numër të arrij deri në 300, sikurse në vitet e kaluara. Aleksandar Skeparovski thotë se më kritike janë drejtimet për mësimdhënës për shkollat fillore dhe të mesme. Për mësimdhënës të matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë, kimisë dhe gjeografisë, paraqiten vetëm nga një apo dy studentë në vit.

“E mira është se numri nuk ulet, në disa vitet e fundit kemi numër stabil, nuk kemi tendencë të rënies së numrit, do të shohim si do të jetë këtë vit. Nuk janë kritike të gjitha programet studimore, më kritike janë drejtimet për mësimdhënës sepse atje kemi rënie të madhe tek numri I studentëve. Këtu kemi rënie dramatike. Nëse më herët janë regjistruar nga 20 studentë që të studiojnë për mësimdhënie në matematikë, 5 deri në 10 studentë për mësimdhënie të lëndës fizikë, tani ballafaqohemi me nga 1 apo 2 student në ato programe mësimore, ato janë më kritike.. Kemi programe studimore ku rritet interesimi, si për shembull biologjia molekulare me gjenetikë”, deklaroi Aleksandar Skeparovski, Dekan i Fakultetit Matematiko Natyror.

Interesim të madh ka për regjistrim në Universitetin e Evropës Juglindore. Nga atje thonë se ka interesim në të gjitha fakultetet, por interesim të shtuar ka për Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive dhe në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore.

“Edhe pse është ende herët të flitet për rezultatet përfundimtare nga afati i parë i regjistrimit të studentëve, ne jemi të kënaqur me jehonën dhe interesin e maturantëve për të studiuar në UEJL. Sipas të dhënave momentale të siguruara nga Zyra e regjistrimit të studentëve, interesim më të madh edhe këtë vit ka në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore si dhe në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. Krahasuar me vitin e kaluar numri i aplikantëve shënon rritje të lehtë, po është ende herët të fliktet për shifra të sakta, pasi afati i parë i regjistrimit përfundon më 19 shtator”, thonë nga UEJL.

Regjistrimet në universitetin “Nëna Terezë ” do të fillojnë nga data 24 deri më 30 gusht dhe të interesuarit, siç thonë nga ky universitet, mund të aplikojnë fizikisht tek objekti i ri. Në universitetin Shën Kirili dhe Metodi, këtë vit ka gjithsej 10 473 vende të lira, në UEJL ka 1600, ndërsa në universitetin “Nëna Terezë” janë 1850 vende të lira. /Alsat.mk

Të fundit