18/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Itali: Lajmet nga disa ekipe nuk janë të mira

Ministri italian i Sportit, Vinçenco Spadafora ka komentuar përsëri mundësinë e vazhdimit të Serisë A.

Ai e pranoi se disa nga rezultatet e testit te disa ekipeve të futbollit nuk ishin të mira, por nuk dha detaje të tjera.

“Lajmet në orët e fundit nga disa ekipe futbolli nuk janë të mira. Derisa të kuptojmë situatën me shëndetin e lojtarëve, nuk mund të japim një përgjigje konkrete. Javën tjetër ne presim analizë të lakores së personave të infektuar pas lehtësimit të masave dhe do të kuptojmë dyshimet e komitetit shkencor. Këto dy gjëra do të na ndihmojnë të marrim një vendim. Ata që mendojnë se pasi të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme, do t’i bëjnë të njëjtat gjëra si më parë, nuk e kanë kuptuar seriozitetin e asaj që po ndodh. Shpresoj se ky është një rast për shumë reforma në futboll dhe sport. Unë do të bëj çmos që të ndodhë”, deklaroi ministri i Sportit i Italisë. shk/

Të fundit