23/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ivanovska: Komisioni për Antikorrupsion në vitin 2019 kërkoi shkarkimin e Angjushevit

Që në vitin 2019, Komisioni Kundër Korrupsionit kërkoi nga Qeveria shkarkimin e zv. kryeministrit të atëhershëm Koço Angjushev, për shkak të konfliktit të caktuar të interesave, tha kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Komisioni më pas konstatoi se Angjushev ka marrë pjesë në diskutimin dhe miratimin e vendimit të qeverisë për uljen e taksës doganore për importin e baterive litium, ndërsa kompania e tij merret me importin e baterive litium.

“Ne kemi dorëzuar iniciativë në Qeveri për shkarkimin e tij, por Qeveria na ka njoftuar se nuk është konflikt interesi, ai ka vazhduar të jetë pjesë e qeverisë teknike”, tha Ivanovska.

Ajo shtoi se tani janë një institucion i veçantë që merret me temën e konfliktit të interesave dhe se duhet të respektohen kompetencat dhe vendimet e atij institucioni.

Dje SHBA-ja e shpalli Koço Angjushev të papërshtatshëm për hyrje në SHBA, duke e vendosur në “listën e zezë”.

Të fundit