03/03/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Javën e ardhshme do të vendosen 130 shtretër shtesë afër Klinikës Infektive në Shkup

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp njoftoi se gjatë javës së ardhshme, do të vendoset objekt afër Klinikës për Sëmundje Infektive, në mënyrë që të rritet kapaciteti i shtretërve për të sëmurët.

Ai tha se në këtë objekt do të ketë 130 shtretër shtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në fillim të javës së ardhshme pritet të vendoset një hapësirë afër Klinikës Infektive. Do të vendosen 130 shtretër, me çka kapaciteti i klinikës do të dyfishohet. Do të ketë tualete dhe korridore të përshtatshëm për të komunikuar me klinikën”, tha Filipçe.

Në lidhje me spekulimet se Ministria e Shëndetësisë nuk i publikon të gjitha rastet e të infektuarve me coronavirus, Filipçe tha se në lidhje me këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim./Telegrafi/

Të fundit