18/06/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kabineti i ministrit Lloga përgjigjet pas spekulimeve për dorëheqje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar sot se projektligji për amnisti i paraqitur nga Ministria e Drejtësisë është kthyer për koordinim të mëtejshëm me institucionet kompetente, ndërsa më herët në opinion dolën informacione se ky vendim nuk i ka pëlqyer ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga, i cili u largua nga seanca dhe njoftoi dorëheqjen.

Nga zyra e ministrit kanë thënë për “Focus” se “nuk ka asnjë të vërtetë që ministri ka dhënë dorëheqje në seancën e Qeverisë”.

Ligji për amnisti është një projektligj i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë. Sipas Ministrisë, bëhet fjalë për lehtësimin e situatës me mbipopullimin në institucionet penale.

Ligji nuk parashikon ulje dënimi për të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvend. Amnistia nuk vlen për personat e dënuar për krime kundër shtetit, përfshirë krimin e kërcënimit terrorist të rendit kushtetues, për të cilin u dënuan të përfshirët në ngjarjet e 27 prillit.(INA)

Të fundit