28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kampionati botëror në not është shtyrë për në vitin 2022

Federata ndërkombëtare e notit (FINA) e ka shtyrë Kampionatin botëror në not nga viti 2021 për në maj të vitit 2022 në Fukuoka. Datat e reja për ngjarjen janë nga 13 deri 29 maj, pas dy viteve. Ideja është të mos përputhet me Lojërat Olimpike në Tokio, të cilat u zhvendosën për në vitin 2021 për shkak pandemisë së koronavirusirt.

Prefekti i qytetit nikoqir, Soçiçiro Takashima, tha se ndryshimi i datave dhe vitit në asnjë rast nuk do të ndikojë në numrin e disiplinave dhe pjesëmarrësve në Kampionatin botëror.

“Fukuoka do t’i sigurojë të gjitha kushtet më të mira për kampionatin e madh në not”, tha ai.

Kuptohet, pandemia na bën të gjithëve të kujdesshëm. Ne e vazhdojmë punën tonë dhe organizimin dhe do të jemi në nivel të lartë në vitin 2022. sn/

Të fundit