21/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja Besa ka shpërndarë 400 maska mbrojtëse për qytetarët e Kërçovës

Forumi rinor i Lëvizjes Besa, dega e Kërçovës sot në qendrën e qytetit realizuan aktivitet, shpërndarjen e maskave mbrojtëse shëndetësore për qytetarët e Kërçovës, për mbrojtje nga koronavirusi.

Ky aktivitet ndërmerret pasi mbajtja e maskave mbrojtëse gjatë pandemisë u bë e detyrueshme nga na e shtetit, ndërsa ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve që të mbajnë maska mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe të mbajnë distancë fizike minimumi dy metra.

“Aktivitetet e këtilla të Forumit rinor dhe Forumit të gruas të Lëvizjes Besa u organizuan edhe në qytetet tjera të vendit që të kontribuohet në ngritjen e vetëdijes publike dhe fillimin e kthimit të jetës në normale, përndryshe ne sot përmes aktiviteteve kemi shpërndarë 400 maska për qytetarët e Kërçovës”, tha Isen Ajdari, kryetar i degës të Lëvizjes Besa nga Kërçova. rz/sn/

Të fundit