14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kaosi në Kuvend, Rama: Opozita ka prekur fundin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kaosin e krijuar nga deputetët e Rithemelimit në Kuvend ku pritej të diskutohej projektbuxheti 2024.

“E futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, tha kreu i qeverisë.
Vetëm pesë minuta dhe jo më shumë!

Kaq i mjaftuan Kuvendit të Shqipërisë, për të miratuar buxhetin e vitit 2024.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ka mbyllur seancën e sotme plenare ku në parim u miratua buxheti vetëm me votat e mazhorancës.

Ndërkohë opozita ashtu siç pati paralajmëruar dhe ashtu siç është parë dhe në seancat e kaluara, ka shkaktuar kaos duke ndezur tymues brenda në sallë.

Ndërkohë që ajo fliste, deputeti demokrat Gazment Bardhi e ka quajtur mashtruese.

“Pse nuk doni të flasim për rritjen e pagave, tekste falas për 231 mijë nxënës, mbështetje financiare për studentë”, u është drejtuar deputetëve opozitarë, Nikolla.

Deputetët e opozitës, pasi mbërritën një orë në Kuvend, kur ishte caktuar fillimi i diskutimit, morën karriget dhe i vendosën pirg në foltore.

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha tentoi që të shkojë te foltorja, ai është ndaluar nga Garda.

Më pas ka ndërhyrë Gazment Bardhi, i cili kërkon që Garda mos të shtyjë.

“S’ju vjen zor, e keni kthyer në shtet policor. Për ça ka i ke sjell këta? Për ça ushtroni kontroll? Kush jeni ju”, u është drejtuar deputeti Gazment Bardhi, gardës.

Ndërkohë, pas disa mungesash në Kuvend, sot kryeministri Edi Rama ka mbërritur në organin legjislativ për të marrë pjesë në seancën maratonë që do të mbahet për buxhetin e vitit 2024.

Hera e fundit që Rama mori pjesë në Kuvend ishte 12 tetori i këtij viti në interpelencën e kërkuar nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku i cili kërkoi që kreu i ekzekutivit të mbante një qëndrim lidhur me sulmin e grupit serb në Banjë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka nisur fjalimin e tij në median sociale Facebook, akoma pa nisur seanca.

Në deklaratën e tij, Berisha ka hedhur nga një “fjalë” për çdo ministër.

Sulmin e ka nisur ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla.

“E ka kapur frika, erdhi me një karvan të gjatë makinash. Po ashtu do ikë. Ne po mbrojmë të drejtat tona kushtetuese, të popullit opozitar. Këta po mbrojnë një grup hajdutësh, janë fatkqinj. Ajo Linda, ka rekordin më të zi të keq shfrytëzimit nga Rama dhe funksionimit të saj si një njeri pa dinjitet. Si një njeri që nuk njeh dhe shkelmon rregulloren. Këtu pas meje janë deputetë socialistë. Pse i mbani këto gardistë ju? Keni kaq frikë prej opozitës?”, tha Berisha.

Çfarë parashikon buxheti?
Kujtojmë se ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka bërë prezantimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” .

Ai bëri me dije se “ne parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.8% për vitin e ardhshëm”, duke e konsideruar si “një balancë primare pozitive, konsolidim të mëtejshëm fiskal, rritje të punësimit dhe ulje të inflacionit”.

“Duke mbështetur rritjen e pagave dhe duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur nga qeveria për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore”.

Në total, theksoi Mete “efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë”.

“Gjithashtu financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë. Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke alokuar rreth 33%, 1/3 e shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, etj”.

Sipas ministrit, financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë mbi 5% të PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin.

“Paketa e investimeve mbështet infrastrukturën kombëtare dhe vendore, për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit. Projektbuxheti vijon të financojë procesin e rindërtimit, në vijim edhe të mbështetjes së dhënë përmes Aktit Normativ”.

Ndër të tjera ai tha se “respektohet niveli i kërkuar lidhur me angazhimet e anëtarësimit në NATO, me 2% të PBB-së në vitin 2024 dhe kjo arrihet për herë të parë”.

“Rritet ndjeshëm buxheti në dispozicion për njësitë e pushtetit vendor, ku për vitin 2024 shpenzimet parashikohen të jenë 71 miliardë lekë, ose 10.4% më shumë se buxheti i vitit 2023. Pjesë e rëndësishme e buxhetit të pushtetit vendor është granti i qeverisjes qëndrore për njësitë vendore në masën 36.5 miliardë lekë”.

Në daljen e tij, ai theksoi se nuk do të ketë prekje të TVSH-së në sektorin e arsimit dhe në shërbimet financiare.

Sa i takon akcizës, Mete tha se nisur edhe nga niveli i inflacionit në këto dy vite, është vendosur një tavan prej 1.5% indeksim çdo dy vite.

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj mbledhjen e ka konsideruar si jo normale, pasi opozita nuk është pjesëmarrëse.

“Mos e shndërroni Parlamentin në një burg. Nuk është një segment për mazhorancën dhe opozita të rrijë përtej mureve. Ajo është e barabartë në këtë institucion. Ky është një skandal i vërtetë. Keni përgjegjësi, Kjo ndodh vetëm në vendet autoritare ku opozita rrethohet me gardistë. Ky nuk është Parlament normal, kjo nuk është sallë normale”.

Të fundit