15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Taravari: Në zgjedhje do garojmë të vetëm, opozita nuk është serioze

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për Televizioni Koha tha se Aleanca për Shqiptarët do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke mohuar një koalicion parazgjedhor me bllokun “Pro evropian”. Ndërkaq i pyetur nëse mund të bëjnë lëvizje në moment që shpallen zgjedhjet dhe aleanca t’i bashkangjitet bllokut opozitar shqiptar, Tavarai tha se nuk e sheh si serioz këtë koalicion dhe se nuk beson se ky koalicion do të funksionojë gjatë.
Deklaratë – Arben Taravari – Aleanca për Shqiptarët
Taravri mes tjerash tha se ndryshimet kushtetuese janë doemos të ndodhin, për ndryshe thotë se parititë politike shqiptare në Maqedoni të Veriut duhet të ulen të gjitha së bashku dhe të sjellin vendim se si do të reshtohen dhe pozicionohen në të ardhmen.
Deklarat – Arben Taravari – Aleanca për Shqiptarët
Edhe pse nuk ka qenë momenti për tu futur në qeveri, unë përsëri jam i knaqur me punën e ministrave dhe drejtorëve tonë, tha Taravari në pyetjen nëse ai ndihet më mirë në opozitë ose në pushtet. Këto dhe shume tema të tjera do mund t’i ndiqni këtë të premte nëra 21:30 pas edicionit qëndror të lajmeve në Televizonin Koha.

Të fundit