Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë vizitës në Uashington është takuar me kongresmenin Eliot Engel. Në fokusin e këtij takimi kanë qenë zhvillimet e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet e 12 prillit si dhe opsioni politik i Lëvizjes BESA.
“Takim miqësor me mikun e madh të shqiptarëve dhe Maqedonisë së Veriut, kongresmenin Elliot Engel!” , ka shkruar Kasami në profilin e tij në rrjetet sociale. Kongresmeni Engel është kryetar i Komisionit për politikë të jashtme të Kongresit të SHBA-së si dhe një figurë e rëndësishme në Uashington. (INA)