Një zënkë e filluar në mesditën e ditës e së enjte në Gjykatën Themelore në Tetovë, kur tridhjetë e pesë vjeçari me iniciale R.T nga Tetova 15:35 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 11.00 pas një debati të mëparshëm verbal në një objekt në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga personi me inicialke A.M.(41) nga fshati Gajre e Tetovës. Ky incident nuk përfundoi me kaq. Kur dukej se tensionet janë tejkaluar, megjithatë kjo nuk ndodhi.Pas orës 18, qetësia u prish sërish në Tetovë. Krismat e armëve të zjarrit trazuan Spitalin Klinik të Tetovës, respektivisht qendrën e urgjencës. Dy persona mbetën të plagosur, të cilët pas trajtimin fillestar në Spitalin Klinik të Tetovës u dërguan në klinikat në Shkup.Njëri prej tyre është në rrezik për jetën edhe pse I është bërë intervenim kirurgjikal, ndërsa tjetri nuk është në rrezik për jetën. Në ndërkohë, po mbrëmë në ora 23:10 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat R.T. (35) dhe M.T.(44) nga Tetova, ndërsa më herët edhe 55-vjeçaren Sh. E. dhe personin N.M.(39) nga Tetova për shkak të dyshimit për përfshirje në të shtënat e djeshme (11 janar) me armë zjarri para Qendrës Emergjente të Spitalit Klinik të Tetovës, e cila ka ndodhur rreth orës 18:05, ku lëndime të rënda trupore, plagë me armë zjarri kanë pësuar dy persona A.M.(41) dhe Z.M.(36) nga fshati Gajre e Tetovës. Po merren masa për gjetjen e një personi tjetër. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë kanë kryer hetim të plotë në vendin e ngjarjes dhe punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj personave të përfshirë në këtë rast do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti deklaroi sot se incidenti i mbrëmshme në Tetovë, ku mbetën të plagosur dy persona, tha se nuk ndërlidhet me spitalin e Tetovës, dhe se me ngjarjen merren policia dhe prokuroria, të cilat punojnë në zbardhjen e rastit.
“Në Tetovë siç e dimë, bëhet fjalë për dy grupe, me probleme të pazgjidhura, dy persona janë plagosur dhe dërguar në Shkup. Problemi nuk është i ndërlidhur me spitalin e Tetovës. Pjesa tjetër i mbetet organeve kompetente, do të zgjidhin MPB-ja dhe prokuroria, rasti nuk ndërlidhet me spitalin e Tetovës”, tha Mexhit.Tv Koha