01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këshill ministror në Shkup për korridoret evropiane dhe politikat e transportit

Këshill ministror me pjesëmarrjen e ministrave të Transportit nga Ballkani Perëndimor, Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Sekretariatit të bashkësisë transportuese.

Do të debatohet për ecurinë e vendeve në pjesën e realizimit të projekteve infrastrukturore në korridoret kryesore nga rrjeti TEN-T (korridoret evropiane”, si dhe për ecurinë e harmonizimit të politikës transportuese me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Është paralajmëruar edhe prania e një delegacioni nga Komisioi Evropian i kryesuar nga Magda Kopçinska, drejtoreshë e Drejtorisë për transport të KE-së, si dhe e drejtorit të Bashkësisë transportuese, Matej Zakonjshek.

Përveç ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, pritet të mbajnë fjalim edhe ministrat e Transpotit të Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Moldavisë, si dhe përfaqësues nga Shqipëria, Serbia dhe Gjeorgjia, ndërsa parashikohet edhe përfshirje onlajn e ministrit të infrastrukturës së Ukrainës. Do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të Greqisë.

Në kuadër të Këshillit të Ministrave, Boçvarski do të ketë takime bilaterale me ministrat nga Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit të Greqisë.

Të fundit