07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Xhaferi: Nuk përjashtohet mundësia që qeveria teknike të jetë pa VMRO-DPMNE-n

Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se me LSDM-në ose me VMRO-DPMNE-në, nuk do të ketë Qeveri pa shqiptarët. “Ska qeveri pa shqiptarët. Me LSDM apo me VMRO-DPMNE? Ajo është çështje e partive politike”, tha Xhaferi në emisionin “Click Plus”.

Xhaferi është i bindur se çështja e kryeministrit shqiptar do të pranohet edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Ai u shpreh se VMRO-DPMNE-ja do ta bëjë këtë, pasi ajo në 2013-të pranoi që ai të jetë ministër i Mbrojtjes.

Xhaferi tha se nuk përjashtohet mundësia që Qeveria e radhës teknike, të jetë pa VMRO-DPMNE-në. Këtë ai e bazoi në përbërjen e Qeverisë teknike paraprake, ku u shkarkua ministri nga radhët e partisë politike maqedonase opozitare. “Nuk përjashtohet ajo mundësi për faktin se edhe në përbërjen e kaluar pati shkarkim të ministrit të VMRO-DPMNE-së”, tha Xhaferi.

Të fundit