13/04/2024
15.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këshilltarët e BDI-së akuzojnë Komunën e Tetovës për keqpërdorim të buxhetit për propagandë partiake me portale, mohon komuna (Video)

Këshilltarët komunal të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë sot përmes një konference për shtyp theksuan se udhëheqësit e Komunës së Tetovës po i keqpërdorin paratë e tetovarëve për të bërë propagandë partiake, sipas tyre, këtë e dëshmojnë portalet dhe faqet partiake të cilat menaxhohen nga administratorët e komunës. Por, nga Komuna e Tetovës e mohuan një gjë të tillë, transmeton Portalb.mk.

Këshilltarja Kujtesa Bajrami duke mos përmendur emra tha se këto persona paguhen me paratë e tatimpaguesve, ndërsa në vend se të punojnë në dobi të qytetarëve të Tetovës, ata punojnë për të glorifikuar partinë që i ka punësuar dhe kryetarin e Komunës së Tetovës.

“Në mungesë të punëve dhe projekteve konkrete, e vetmja gjë që u ka mbetur klanit të mafisë urbane që po udhëheqë me Komunën e Tetovës është që të shpifin, të linçojnë dhe të prodhojnë lajme të rrejshme me portalet që i zotojnë, gjithmonë duke dëmtuar buxhetin e tetovarëve”, tha Bajrami.

Ata madje ngjitën edhe para hyrjes së komunës, por të njëjtat u larguan pak minuta pasi mbaroi konferenca për shtyp.

Këshilltarët komunal të BDI-së duke ngjitur postera para Komunës së Tetovës (25.12.2023). Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk mohuan këto akuza.

“Këto portale nuk kanë të bëjnë me ne andaj nuk kemi çka të reagojmë”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Këshilltarët e BDI-së, të pyetur për dhjetë portalet që lavdërojnë BDI-në dhe shajnë kundështarët nuk komentuan me arsyetimin se flasin në cilësi të këshilltarëve komunal vetëm për problemet e Komunës së Tetovës dhe se ka instanca të tjera për këtë çështje.

Ndryshe, periudhën e fundit Inspektorati Komunal ka intensifikuar aktivitetet për largimin e objekteve pa leje në hapësirat publike në disa pjesë të qytetit.

Të fundit