23 nxënës të klasës së kitarës të profesorit Jetmir Memedi, mbrëmë shkëlqyen në koncertin e fundvitit në Shkollën e Muzikës, duke përmbyllur në këtë mënyrë një maratonë koncertesh që vazhdimisht realizohen në këtë shkollë.
Profesori i Kitarës, Jetmir Mehmedi, deklaroi se fundviti shkollor është mjaftë i ngjeshur për shkollën e muzikës sepse organizohen vazhdimisht koncerte.
JETMIR MEMEDI –Profesor i kitarës
Janë aktivitete të Shkollës së Muzikës tani në muajin Maj si përfundim i vitit shkollor dhe koncerti në fjalë ishte në vazhdën e maratonës së koncerteve që për cdo natë bëhen në Shkollën e Muzikës. Te Koncerti i sivjetshëm u paraqitën shumë nxënës me program të larmishëm, shumë interesant, ku morën pjesë gjithsejt 23 nxënës të klasës së Profesorit Jetmir Memedi, të përbërë nga dy qytete Tetova dhe Kërçova dhe ata shfaqën një program prej renesansës, barokut deri në ekstravagancën e rock-muzikës që e njohim sot.
Në fund, koncerti përfundoi me një band vajzash që quhen “Metrika” të cilët luajtën tri këngë të njohura.
Njëra prej tyre kënga e Eneda Tarifës “Me vete”, luajtën edhe “Zombie” të Cranberries.
Në koncertin e mbrëmshëm, performuan grupmosha të ndryshme të shkollave fillore deri në klasën e nëntë, nxënësit e shkollave të mesme kryesisht me Kitara elektrike dhe Grupe Muzikore ku u shfaqën me repertuar të muzikës zbavitëse rock, jazz dhe këngë të lehta qytetare.
Përndryshe, ky koncert është tradicional dhe organizohet ç’do fundvit shkollor nga kitaristi profesr Jetmir Mehmedi./Tv Koha/







