Mbrëmë, ShKA Xheladin Zeqiri solli emocione, energji dhe art të mirëfilltë shqiptar në Qendrën për Kulturë nëTetovë, ku salla ishte e mbushur plot me publik. Këngët, vallet dhe interpretimet artistike krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme, duke dëshmuar edhe një herë dashurinë që publiku ka për traditën dhe kulturën shqiptare.
Koncerti tradicional pranveror “I gjithë qyteti feston”, i SHKA “Xheladin Zeqiri” dhe Kori I grave “Teuta” bashkoi të gjithë Tetovën përmes këngës dhe valleve.
Në Qendrën e Kulturës në Tetovë publiku ishte dëshmitar I një mbrëmje artistike e mbushur me këngë dhe valle tradicionale shqiptare që solli emocione dhe duartrokitje të shumta nga publiku tetovar.
Ansambli, i njohur për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore shqiptare ndër vite, interpretoi një repertor të pasur folklorik me performanca të valltarëve, këngëtarëve dhe orkestrës së shoqërisë.
Elez Mema dhe Albin Ajredini mahnitën sonte publikun tetovar me koreodramën emocionale “Kosova – Kur Dasma u Bë Luftë, e Lufta Liri”.
Përmes një skenari artistik të ndarë në tri etapa – Kosova para luftës me dasma e gëzim, periudha e luftës me dhimbje e sakrificë, dhe paslufta me liri e festë – artistët sollën emocione të forta dhe përcollën një mesazh të fuqishëm për historinë, qëndresën dhe krenarinë kombëtare.
Publiku i priti me duartrokitje të gjata interpretimet mbresëlënëse dhe emocionin që përcolli kjo koreodramë në skenë./Tv Koha/







