Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi vendosi ripërsëriten e zgjedhjeve parlamentare në 28 qendra votimi në vend.
Ky organizëm ishte mbledhur disa herë për të diskutuar mbi përsëritjen e zgjedhjeve për deputetë në disa vendvotime. Në vendet ku do të përsëriten zgjedhjet janë gjithsej 12.240 votues. Përsëritja e votimeve atje vjen për shkak se nuk mund të përcaktohen rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit apo prej anulimit te votimit.
Një nga krerët e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, Miroslav Aleksiç tha se Komisionit i janë paraqitur të gjitha vërejtjet e tyre, dëshmitë, regjistrimet dhe gjithçka që duhet të shohë Komisioni i Zgjedhjeve, përfshirë të dhëna se në çfarë kushtesh janë mbajtur zgjedhjet dhe si është kryer vjedhja brutale në qendrat e votimit, se si njerëzit nga Republika Serbe, nga Bosnja, u sollën (për të votuar).
“Shefi i Komisionit nuk arriti të na japë një përgjigje të vetme për asnjë pyetje, përfshirë pyetjen: Si është e mundur që ministri i Policisë nga Bosnja dhe Hercegovina të vijë për të votuar në Beograd? Sipas cilit ligj?”, u shpreh ai.
Top Channel