25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Tetovës: Aktet vandale dikush po e prish atë që po bëjmë për Tetovën tonë

Aktet vandale nuk duhet të ketë vend në shekullin e 21-të. Por fatkeqësisht dikush po e prish atë që po bëjmë për Tetovën tonë. Veprime të tilla të shëmtuara nuk i bëjnë dobi askujt, përkundrazi, paraqesin një imazh të shëmtuar për qytetin tonë. Pajisjet urbane janë të të gjithëve ne, qyteti është i përbashkët. Nëse nuk punojmë së bashku, do ta kemi të vështirë të zhvillohemi dhe të ecim përpara.
Apelojmë te qytetarët që ta mbrojnë qytetin, sepse ai është shtëpia e secilit prej nesh. Shpresojmë që autoritetet të gjejnë dhe ndëshkojnë ata që prishën sheshin e qytetit dhe se më nuk do të ndodhin gjëra të tilla.
Me respekt,
Komuna e Tetovës

 

Të fundit