22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kontrabandë me mallra, katër serb dhe një shqiptar i njohur me emrin “Kaça” arrestohen nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër serb dhe një shqiptar të dyshuar për kontrabandim të mallrave në veri.

Telegrafi mëson se shqiptari i arrestuar është B.Z i njohur me emrin  “Kaça”.

Personat e arrestuar sot kanë refuzuar të ndalen fillimisht nga Policia, duke shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve. Ata ishin duke kontrabanduar cigare, rasti u zbulua nga Policia në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.

“Policia ka tentuar me i ndalë pesë vetura dhe një kombi për kontrabandë, gjatë tentimit ka pasur të shtëna me armë zjarri nga ana e tyre, pastaj Policia ia ka kthyer. Pesë persona janë arrestuar, katër serbë dhe një shqiptar. Po ashtu jemi në kërkim të një personi”, tha ai.

Elshani bëri të ditur se ka kanë konfiskuar kombi dhe tri vetura, dhe se personat e dyshimtë ishin duke kontrabanduar cigare, rasti u cilësua si “Sulm ndaj personave zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kontrabandim me mallra”.

Të fundit